Qumështorja DRENA ka ardhur me një njoftim të mirë për të gjithë konsumatorët, duke njoftuar që nuk do të ketë rritje të çmimeve, pavarësisht që kosto e prodhimit është ngritur.
Për me shumë ju ftojmë ta lexoni deklaratën e plotë.
‘Njoftohen të gjithë konsumatorët e Qumështores DRENA që bordi i kompanisë ka vendosur që pavarësisht nga rritja e çmimeve të naftës, lendes së parë si dhe qumështin që ne blejmë nga fermerë ku të gjitha këto ndikojnë në ngritjen e kostos së prodhimit ne edhe me tutje do të operojmë me po të njëjtat çmime.
Kundrejt shqetësimeve të shumta të krijuar kohëve të fundit rreth ngritjes së çmimeve ne do të vazhdojmë që gjithmonë të jemi pranë konsumatorëve me produktet tona të freskëta, natyrale dhe me kosto të arsyeshme.
Sfidat me të cilat po ballafaqohemi çdo herë e më shumë kanë krijuar veshtërsi të cilat do të mundohemi t’i kalojmë së bashku, edhe nëse jemi duke operuar nën kostot operacionale.
Prandaj, çmimi vazhdon të mbetet i pandryshuar dhe në te njëjtën kohe ftojmë bashkëpunëtorët tanë dhe sidomos rrjetet e marketeve të mëdha që mos të bëjnë ngritjen e çmimeve të produkteve tona.
Me ju dhe pranë jush – Drena’