Qumështorja Drena po vazhdon me trendë të rritjes, duke rritur numrin e konsumatorëve për here e më shumë.
Falë kësaj rritje, është rritur edhe nevoja për lenden e pare e si rrjedhoje kjo po i ndihmon dhe favorizon edhe fermerët që nuk kanë pasur mundësi deri me tani për të dorëzuar qumështin ne ndonjë fabrikë.
Drena ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që kanë prodhim dhe nuk kanë ku ta ofrojnë, të trokasin ne dyert e tyre.
Për më shumë rreth thirrjes po e citojmë mesazhin e plotë:
‘Njoftim për fermerë dhe pika grumbulluese:
Duke ju falënderuar konsumatorëve tanë të nderuar numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi, po ashtu po rritet edhe kërkesa për qumësht të freskët. Duke mos dashur për të prishur harmoninë mes fermerëve dhe përpunueseve, njehe rit duke ju ofruar mundësinë e parë fermerëve Kosovarë, ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë ku të dorëzojnë qumështin të lajmërohen tek ne!’