Qumështorja ‘Drena’, përmes një njoftimi ka bërë thirrje për fermerët dhe pikat grumbulluese të cilët nuk kanë ku ta dorëzojnë qumështin të lajmërohen në zyrat e tyre.
Ata përmes një shkrimi në Facebook, kanë thënë se e pranojnë qumështin pasi që, numri i konsumatorëve për qumësht të freskët po rritet dita e ditës.
“Njoftim per fermer dhe pika grumbulluese. Duke ju falenderuar konsumatoreve tane te nderuar numri i te cileve po rrite ne vazhdimesi, po rritet edhe kerkesa per qumesht te fresket. Duke mos dashur per te prishe harmonin mes fermerve dhe perpunueseve, njeherit duke ju ofruar mundesine e pare fermerve Kosovar, ftoj te gjithe ata qe nuk kan ku te dorzojn qumeshtin te lajmrohen tek ne!”, thuhet në njoftim.