Figura të shumta politike e të artit kanë nderuar jetën dhe veprën e Thaçit.
Po shkruajnë fjalët e fundit për njeriun me të cilin ndanë momente gjatë jetës.
Këtë të shtunë dielli ndriçonte mbi Teatrin Kombëtar, aty ku ishte vendosur fotografia e Rasim Thaci-Cimës.
Kjo pasi që aty do të mbaheshin homazhe në kujtim të tashmë të ndjerit.
Kurora lulesh u vendosën, e fjalë të mëdha u thanë për të.
Për homazhe ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.
Të dy thanë se Thaci kishte dhuruar buzëqeshje në periudhat më të vështira të shqiptarëve.
Për homazhe ishte edhe ish-ministrja e kulturës, Vlora Dumoshi.
Edhe kjo si të tjerët, pati fjalë të mëdha për Thacin.
Fjalët e mira për Rasim Thacin, patën të gjithë të pranishmit. Njëjtë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Veç figurave politike, për homazhe nuk kishin si të mungonin edhe njerëz të artit dhe kulturës.
Rasim Thaçi ka vdekur si pasojë e COVID-19, katër javë pasi ishte diagnostifikuar me virus