×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Quni flet për ish ushtarin e UÇK-së që e kërcënoi Bahtirin: E njoh, e di problemin që ka

    Insajderi
    01 November 2022 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish komandanti i Koshares, Anton Quni, ka folur për ish ushtarin e UÇK-së me nofkën “Koshraja” i cili u bë ‘i njohur’ pas një komunikimi që kishte me Agim Bahtirin. Ky i fundit që udhëhoqi Komunën e Mitrovicës e ka cilësuar kërcënim mesazhin që ka marrur nga Saim Xhafa.

    Ish komandanti i Koshares ka thënë se e njeh Xhafen dhe ia di edhe problemin që ka me komunën.

    Sipas tij, problemi e ka gjenezën vite me herët.

    “E njoh edhe personin, e di edhe problemin që ka por nuk është në autoritetin tim me e nda. Unë mendoj se këtu ka mungu një komunikim i sinqertë. Ky problem ka gjenezën vite më herët. Por na mbetet ne dhe udhëheqjes së re të komunës së Mitrovicës me e shiku këtë rast”, ka thënë Quni në Frontal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark