Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një link ku mund të gjeni se sa qytetarë në Kosovë e kanë emrin e njëjtë me tuajin.
Si pasojë, nuk po janë të rralla rastet kur qytetarët po hasin nëpër disa emra të pazakontë që iu janë vënë njerëzve nëpër komunat e Kosovës.
Madje, disa mbajnë edhe emra të shpendëve.
Me një kërkim të thjeshtë në këtë uebsajt të ASK-së, mund të vëreni se, në Kosovë, ka persona me emrat Qurë, Pulë dhe Gjel.
Përkatësisht, dy femra mbajnë emrin Pulë, një femër emrin Qurë, e një mashkull emrin Gjel.
Emri Pulë gjendet në Gjakovë e Klinë, emri Qurë në Pejë, ndërsa emri Gjel në Viti.
Si pasojë, nuk po janë të rralla rastet kur qytetarët po hasin nëpër disa emra të pazakontë që iu janë vënë njerëzve nëpër komunat e Kosovës
Me një kërkim të thjeshtë në këtë uebsajt të ASK-së, mund të vëreni se, në Kosovë, ka persona me emrat Qurë, Pulë dhe