Në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët tash e dy vjet po mbahen në paraburgim dhe gjykimi i të cilëve prite të nis qysh nesër, qytetarë nga e mbarë Kosova ia kanë mësyer kryeqytetit për të marshuar me një kërkesë: Drejtësi për të akuzuarit në Hagë.
Autostrada në hyrje të kryeqytetin është stërmbushur me autobusë dhe vetura plot me qytetarë ndërsa sheshi i Prishtinës tashmë ka nisur të mbushet me qytetarë të veshur kuq me sloganin “Liria ka Emër”
Ky marsh i cili ka marrë mbështetje edhe nga spektri i gjerë politik do të nis në ora 14:00 të pasdites ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë masive.
Lajmi në përditësim