×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qytetarët e pakënaqur” marrin përsipër sulmin ndaj Presidencës

    Insajderi
    12 March 2016 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i vetëquajtur “Qytetarët e pakënaqur” e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me koktej molotovi ndaj zyrave së Presidencës së Kosovës.

    Ata përmes një komunikate kanë pranuar se qëndrojnë pas sulmeve me koktej molotovi ndaj Presidencës së Kosovës.

    “Pas shumë aksioneve tona, mbrëmë kemi djeg edhe kuvendin. E kemi djeg kuvendin që po don me vazhdu me punu krejt normal, t’u harru që Isa Mustafa, ky titist-komunist, ky tradhtar i shqiptarëve që ka punu gjithë me shkije, që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e studentëve në demonstratat e vitit 89, po don me na kthy Serbinë prapë në Kosovë. Na s’kemi me pranu kurrë me u themelu Zajednica”, thuhet në komunikatë.

    Letra është e shkruar me një gjuhë shumë të varfër, me shumë gabime drejtshkrimore dhe në theks të vecantë kanë akuzuar kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

    “Isa komunisti duhet me ditë që nuk mundet me majtë pushtetin tu rreh e tu vra se s’ka mujtë as Serbia. Kur kena mujtë me hjekë Serbinë që u kon shumë e fort, ty s’të bëjmë as hesap”, thuhet në këtë pranim të sulmit nga ana e ”Qytetarëve të pakënaqur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark