×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kënaqën duke qeshur me kërkesën e Policisë për të ndihmuar në arrestimin e Sekiraqës

    Insajderi
    23 May 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim se po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Enver Sekiraqes, i cili tash e ca ditë është arratisur.

    Sekiraqa, me 3 maj u dënua me 25 vjet burgim për “shtytjen e vrasjes” së policit, Triumf Riza.

    Ndërkohë, që policia po kërkon ndihmë për kapjen e tij, qytetarët kanë shpërthyer me të qeshura pas kësaj kërkese, shkruan Insajderi.

    Mbi 55 reagime duke qeshur janë shënuar në njoftimin e policisë të publikuar në Facebook.

    Çka thuhet në raport të policisë?

    Policia e Kosovës ka publikuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët për ta kapur Enver Sekiraqën, që u arratis ditë më parë.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.
    I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

    Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]

    Theksojmë se avokati i Sekiraqës, Besnik Berisha ka deklaruar se shteti e di se ku është klienti i tij. Përkatësisht, ai tha se është duke u trajtuar në një spital jashtë vendit për shkak problemeve shëndetësore.

    “Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe ka kërkuar leje – dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark