×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Qytetarët në hall, Muja i VV-së qeshë kur “mallkohet” nga Tahiri pasi nuk kaloi projektligji për Trustin

    Insajderi
    08 December 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër që në mbledhjen e të mërkurës të Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar miratimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të mjeteve të Trustit, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

    Deputeti Muja në mbledhjen e radhës, e cila u mbajt pak orë pas saj për shqyrtimin e buxhetit 2023, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin.

    Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër.

    Momentin që Muja e ka dhënë këtë njoftim, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar.

    “Urime që kaloi Trusti! O Zoti, pa ju vra mos e lashtë!”, tha me ironi Tahiri.

    Vlen të theksohet se rreth 20 mijë qytetarë, kanë nënshkruar peticion për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark