×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Aktuale

    Qytetarët të tronditur me dhunimin e 11 vjeçares: Ata s’janë njerëz, janë monstra

    Insajderi
    31 August 2022 - 10:23

    Rasti i dhunimit të 11 vjeçares nga 5 përsona në Prishtinë ka zgjuar reagime të shumta në opinion.

    Të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë dënuar këtë akt, që nga krerët e shtetit, shoqëritë civile dhe qytetarët.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protëstojnë për mbrojtjen dhe sigurinë për vajzat dhe gratë.

    Në lidhje me këtë për rubrikën Vox-Pop të Gazetës Insajderi, qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre.

    Ata janë shprehur se janë të gatshëm për të protestuar kundër këtij fenomeni dhe kërkojnë denim maksimal për dhunuesit.

    “Ata nuk janë njerëz janë monstra, jam i shtangur nga rasti i dhunimit”.

    Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:

    Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka njoftuar se e kanë arrestuar edhe përsonin 5-të të dyshuar për dhunim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark