×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qytetarët vazhdojnë të rrezikohen nga qentë endacak – Komuna s’ka datë për hapjen e qendrës

    Insajderi
    20 April 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeqyteti tash e disa vite është duke u përballur me qentë endacakë, ku besohet se janë rreth 10 mijë sosh.

    Përkundër që qytetarët vazhdojnë të sulmohen, ende nuk është bërë zgjidhje për këtë problem.

    Komuna e Prishtinës është duke e ndërtuar një qendër për trajtim të përkohshëm ku qentë endacak mund të vaksionohen, por jo edhe të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar. Kjo qendër ishte paraparë të hapej në fillim të muajit mars, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Nga Komuna i kanë thënë Insajderit se për shkak të punëve ndërtimore, qendra për trajtimin e qenëve endacak në Hajvali nuk është gati. “Janë disa procedura për funksionalizim të plotë të asaj qendre, masi të kryhen punët ndërtimore, duhet të kryhen disa paisje që duhen për ta duhet me apliku edhe na njëjtë si qendrat tjera në agjensionin e veterinarisë për licensim”, ka thënë Habib Qorri, zyrtar për hapësira publike në Komunën e Prishtinës.

    Qorri ka theksuar se të gjitha procedurat nuk janë të varura nga ta. Ai shtoi se nuk kanë datë të saktë të hapjes së qendrës.

    “Nuk janë të varura prej neve të gjitha procedurat, por na jemi duke shku njëherë me punët ndërtimore për t’i përfunduar se objekti duhet me qenë krejt i gatshëm kur të aplikojm në agjensionin e veterinarisë”.

    Tutje, Qorri ka thënë se në qendrën për strehim ka hapësirë vetëm për 40 qenë endacak.

    Nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, kanë thënë për Insajderin se ka shumë vite që është planifikuar ndërtimi i kësaj qendre por që ka pasur vonesa.

    “Ka shumë vite që është planifikuar ndërtimi i kësaj qendre, pra, qysh nga qeverisja e mëhershme komunale ku gjithsesi ka pasur vonesa, sidomos administrative (procedurat e prokurimit, leja mjedisore etj), por gjithsesi që udhëheqja e re e ka vazhduar menjëherë procesin e ndërtimit të kësaj qendre”.

    Sipas tyre kontrolli dhe reduktimi i numrit të qenve në rrugë nuk mund të bëhet vetëm nga një komunë.

    “Ashtu siç kemi sugjeruar gjithmonë, projektet e KSVL-së (kap, sterilizo, vaksino, lësho)duhet të jenë aktive gjatë tërë kohës për të arritur efektin e dëshiruar. Kontrolli dhe reduktimi i numrit të qenve në rrugë nuk mund të bëhet vetëm nga një komunë, por duhet të ketë projekte aktive në të gjitha komunat paralelisht”.

    Sipas Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve nuk mjaftojn vetëm projektet e KSVL-së për të zvogëluar numrin e qenve në rrugë.

    Komuna e Prishtinës deri më tani është komuna me buxhetin më të madh të ndarë për trajtimin e qenve të rrugës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark