Insajderi
Sport

Qytetari dorëzon para të humbura në Policinë e Mitrovicës, kërkohet pronari

Insajderi
26 May 2025 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetari dorëzon para të humbura në Policinë e Mitrovicës, kërkohet pronari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc të Mitrovicës në Stacionin Policor Jugu, gjatë orëve të pasdites së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar, duke theksuar se janë në kërkim të pronarit të shumës së humbur.

Të gjithë ata që pretendojnë se u kanë humbur para në këtë zonë, ftohen të paraqiten në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë ose të kontaktojnë në numrin 192.

Policia ka falënderuar qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke e cilësuar veprimin e tij si shembull të ndershmërisë dhe qytetarisë aktive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark