Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit të Shqiprësi, Edi Rama, duke i ofruar punë si menaxher, me dyfishin e rrogës si kryetar qeverie për t’u menaxhuar të ardhurat e biznesit.
Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, ndaj dhe sot kanë dalë në protestë para Komisariatit të Policisë. Ndërsa parashtruan kërkesën e tyre, përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë.
Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, duke i ofruar punë si menaxher, me dyfishin e rrogës si kryetar qeverie për t’u menaxhuar të ardhurat e biznesit.
“Në këto kushte kur ne mezi e presim turizimin. Nuk arrijmë dot që të dalim me fitim. Nuk ulen taksat por ulet orari. Vetëm tek t’i kryeministër kemi besim që të na menaxhosh lokalet. E kemi menduar gjatë këtë pjesë që: vetëm te ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe ne të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, megjithë bujarinë që ka një vlonjat dhe gjithë vlonjatët së bashku. E kemi vendosur , e kemi menduar mirë do i kalojmë menaxherët tanë kamerierë dhe lekët që do kursejmë nga kjo manovër do ja japim të gjitha kryeministrit, do i japim dyfishin e pagës që merr, me besimin e plotë që ai nuk na vjedh dhe nuk na çon drejt falimentimit,”-u shpreh ai.
Sot, të gjithë bizneset e Lungomares kërkuan hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00, si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00, pasi sipas tyre i dëmton biznesin.