Qytetarja, Gresa Raçi nga Ferizaj, ka treguar se sot një nga shoqet e saj është sulmuar nga një person me të meta mendore.
Ajo tha se ishte se bashku me të kur ndodhi rasti.
Për të dyshuarin Raçi ka pretenduar se ka edhe ankesa të tjera, por që policia po e lë të lirë.
“Sot gjatë orës 13:45 unë dhe shoqet e mija të klubit ishim dëshmitare dhe njëra prej nesh viktimë e një sulmi nga një person me të meta mendore, i cili sillet i lirë duke rrezikur qytetarët me sjellje të papritura dhe të rrezikshme në qytet. Për personin në fjalë janë bërë ankesa të shumta, kurse policia jonë e lë akoma të lirë! Në çfarë duhet të përfundoj rasti që të mirren masa ndaj tij? Këtë herë pat një sulm mjaft të rëndë, por herën tjeter mund të jetë edhe me rëndë? Kush mban përgjegjësi për veprimet e tij? Vajza në fjalë po merr tretmane mjeksore kurse ai endet i lirë…shpresoje që ky të jetë rasti i fundit dhe policia të merr masa ndaj tij“, shkroi ajo.