Qyteti mijëravjeçar që u shndërrua në gërmadhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qyteti mijëravjeçar që u shndërrua në gërmadhë

    Insajderi
    14 December 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alepo, që sot është shndërruar thuajse në një gërmadhë, ka qenë qyteti më i madh i Sirisë dhe qendër industriale e financiare e vendit.

    Gjatë vitit të parë të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad, në Alepo nuk ka pasur protesta në shkallë të madhe ose dhunë, ashtu sikurse në qytetet e tjera.

    Por, në korrik të vitit 2012, qyteti u bë një fushëbetejë kyçe, kur luftëtarët rebelë filluan një ofensivë për të larguar forcat qeveritare dhe të marrin nën kontroll Sirinë veriore.

    Asnjëra palë nuk mundi të mposhtë tjetrën, deri në mes të vitit 2016, kur forcat qeveritare të përkrahura nga sulmet ajrore ruse arritën të vënë nën rrethim rreth 250 mijë civilë.

    Në fund të muajit nëntor, trupat qeveritare rimorën pjesën veriore të territorit të kontrolluar nga rebelët, gjë e cila mund të konsiderohet si pikë kthese në konfliktin sirian.

    Alepo, ose “Halab” në gjuhën arabe, është një nga qytetet më të vjetra të botës, që ka qenë i populluar në vazhdimësi. Qyteti është përdorur edhe në tekstet e shekullit 20 para erës sonë, shkruan BBC.

    alep-2

    Qyteti kishte marr hov zhvillimi në aspektin politik e ekonomik gjatë shekullit 18 para erës sonë, si kryeqendër e mbretërisë Yamkhad. Pastaj, u bë qytet i rëndësishëm gjatë periudhës helene dhe vend kyç për tregtarët. Në vitin 636 të erës sonë, Alepo ishte pushtuar nga trupa arabe myslimane dhe rreth 80 vite më vonë ishte ndërtuar edhe Xhamia e Madhe.

    Në vitin 1516, Alepo ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ishte bërë shumë shpejt kryeqendër në provincë ku ndodhej dhe ishte bërë pikë lidhëse mes Orientit e Evropës. Roli i qytetit si qendër e tregtisë ishte zvogëluar në fund të shekullit 18.

    Kur ishte pavarësuar Siria, qyteti u zhvillua në një qendër të madhe industriale, duke rivalizuar kështu edhe kryeqytetin, Damaskun. Popullsia u rrit nga 300 mijë në 2.3 milion në vitin 2005, përcjell Insajderi.

    Sot, popullsia e Sirisë përbëhet kryesisht nga myslimanët suni, shumica e të cilëve janë arabë por ka edhe kurd. Në qytet po ashtu jeton numri më i madh i të krishterëve krahasuar me vendet tjera në Siri, përfshirë shumë armenë.

    Kur protestat kundër qeverisë filluan në mbarë Sirinë në mars të vitit 2011, autoritetet bënë të pamundur që të sigurohen se këto protesta nuk do të përfshinin Alepon.

    Sidoqoftë, derisa kryengritja u zhvillua në shumicën e vendit, Alepo nuk mundi të shpëtojë.

    alep-5

    Në shkurt të vitit 2012, dy sulme me bomba ndaj inteligjencës ushtarake dhe policisë lanë të vdekur rreth 28 persona.

    Pastaj, përleshjet mes forcave të armatosura rebele me qeverinë filluan të shpeshtohet në lokacione afër qytetit.

    Beteja për Alepoin filloi në mes të korrikut të vitit 2012. Rebelët fituan territor, duke marrë nën kontroll disa distrikte pro-qeveritare në verilindje, jug e perëndim.

    Në fund të muajit, luftime u intensifikuan dhe u zgjeruan në qendrën historike të qytetit, duke arritur deri tek dyert e Qytetit të Vjetër, objekt i mbrojtur nga UNESCO.

    Jeta në Alepon e kontrolluar nga rebelët u bë edhe më e vështirë në shtator të këtij viti, kur Rusia filloi sulmet ajrore në përkrahje të presidentit Assad.

    Moska ka thënë se do ti targetonte vetëm militantët xhihadistë, por shumë shpejt fuqitë perëndimore filluan ta akuzojnë se është duke sulmuar edhe zona të rebelëve dhe civilëve.

    Intervenimi rus e bëri të mundur avancimin e forcave qeveritare në disa fronte./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark