Qyteti që votoi kundër varrezave myslimane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Qyteti që votoi kundër varrezave myslimane

    Insajderi
    18 July 2017 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytet kanadez ka votuar kundër të pasurit varreza myslimane në vend.

    Referendumi u mbajt sot në Saint-Apollinaire, ku vetëm 49 njerëz kishin të drejtë vote prej 5000 personave, ku 36 prej tyre votuan kundër, raporton BBC.

    Varrezat në këtë vend u propozuan nga Qendra Islamike Kulturore në Quebec, vend ku pati të shtëna në muajin janar e ku mbetën të vdekur gjashtë persona, shkruan Koha.net.

    “Kurrë nuk kemi besuar që këta njerëz mund t’i kundërshtojnë varrezat myslimane. Nga çka kanë frikë ata?”, ka thënë presidenti i qendrës Mohamed Labidi.

    Kjo qendër ka blerë një ngastër për t’i bërë varrezat, pasi ishte e vetmja zonë për varreza myslimane.

    Vendimi i qytetit për t’i kundërshtuar këto varreza ka çuar në zemërim myslimanët dhe avokatët për të drejtat e njeriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark