Insajderi
Insporti

Racizmi në stadium – Tifozi i Sevillës që ofendoi Vinicius Jr. përballet me 1 vit e 9 muaj burg

Insajderi
20 March 2026 - 19:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Racizmi në stadium – Tifozi i Sevillës që ofendoi Vinicius Jr. përballet me 1 vit e 9 muaj burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tifoz i Sevillës, i cili e ofendoi në baza racore Vinicius Juniorin duke e quajtur “majmun” gjatë një ndeshjeje kundër Real Madrid në stadiumin “Sánchez Pizjuán” më 2023, do të përballet me gjyq në Gjykatën Provinciale të Seviljes më 29 prill, me një dënim të mundshëm prej një viti e nëntë muajsh burg, sipas raportit të publikuar të premten nga “El Correo de Andalucía”.

Ky ish-pronar i tiketës sezonale te Sevilla, tashmë i identifikuar dhe i përjashtuar nga klubi, bëri “gjeste primate” të shoqëruara me thirrje “majmun” ndaj Vinicius Júniorit në ndeshjen që përfundoi 1-1, me gola nga Dani Carvajal dhe David Alaba, ky i fundit me autogol.

Sipas Prokurorisë, ish-tifozi i Sevillës e ofendoi përsëri lojtarin brazilian, duke treguar përbuzje të qartë ndaj ngjyrës së lëkurës së tij, me thirrje dhe gjeste raciste, duke shkaktuar ndjenja frustrimi, turpi dhe poshtërimi, dhe duke cenuar dinjitetin e tij.

Këto “shprehje përbuzjeje” përfshinin imitimin e gjesteve primitive, thirrjen e përsëritur “majmun”, si dhe tingujt “uh, uh, uh, uh”, një onomatope që imiton zërin e majmunëve.

Individi akuzohet për “krim kundër integritetit moral, i ndëshkueshëm sipas Nenit 173.1 të Kodit Penal”, me Real Madrid dhe La Liga gjithashtu si prokurorë privatë.

Prokuroria Publike do të kërkojë një dënim prej “një viti e nëntë muajsh burg”, ndërsa individi mund të përballet edhe me “një ndalim dy-vjeçar nga stadiumet”.

Sevilla, me ndihmën e Policisë Kombëtare të Spanjës, identifikoi agresorin dhe e përjashtoi nga klubi në përputhje me rregulloret e brendshme disiplinore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark