×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Radikalizohet ushtari i thjeshtë i Kurtit: Asociacioni e çon Kosovën në luftë me Serbinë

    Insajderi
    28 January 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti kosovar dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka folur në mediet e Shqipërisë rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Sipas tij Asociacioni është çështje nevralgjike, që prek funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

    “Kemi të bëjmë me njërën nga çështjet më nevralgjike që prek thelbin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.” – alarmoi Ramabaja.

    Tutje, Ramabaja tha se Asosacioni do të çonte pashmangshmërisht drejt një lufte të re Kosovën me Serbinë.

    Ai shtoi se Asosacioni sipas kërkesave të serbëve është një “bombë me sahat”.

    “Asociacioni do ta çonte pashmangshmërisht drejt një lufte të re Kosovën me Serbinë. Asociacioni sipas kërkesave serbe është një bombë me sahat, por nuk është parakusht vetëm asociacioni, por edhe një parakusht tjetër i kërkuar nga Vuçiç. Një tip konfederate mes Serbisë dhe Malit të zi, ndaj po bëhet presion kaq i madh ndaj Kosovës, që të mbyllet çështja e statutit të asociacionit dhe të merren pastaj me Malin e Zi.” – vazhdoi Ramabaja.

    Kujtojmë se Ramabaj i ftuar në një studio televizive ishte pyetur se si do të vepronte nëse në Kosovë përsëritet lufta e Ukrainës.

    Ramabaja ishte përgjigjur shpejt, duke thënë se do të ishte ushtar i një rezistencë të organizuar shtetërore.

    “Do të bëhem ushtar. Ushtar i thjeshtë. Do të jetë rezistencë e organizuar shtetërore”, theksoi Ramabaja në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark