Ragip Begaj sot del para gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragip Begaj sot del para gjykatës

    Insajderi
    22 February 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj,  pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore të Gjakovës për t’u përballur me akuzën për keqpërdorim të detyres zyrtare.

    Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në dhjetor të vitit të 2015 nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se gjatë periudhës qershor-gusht 2014 ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke ia shkelur të drejtat e marrëdhniës së punës një zyrtari.

    Siç njofton portali kallxo.com, Prokuroria pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri me 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark