×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rahovec: Qytetari i gjen 10 mijë euro, i dërgon në polici për t’iu kthyer pronarit

    Insajderi
    08 April 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar 10 mijë euro në stacionin policor në Rahovec, pasi i ka gjetur ato.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë policia në ‘Facebook’, duke thënë se paratë e gjetura i janë kthyer pronarit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në shkrimin e policisë.

    “Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark