Rahoveci e Gjakova kërkojnë lirimin e Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahoveci e Gjakova kërkojnë lirimin e Haradinajt

    Insajderi
    28 January 2017 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarë të shumtë, organizata të dala nga lufta përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, u mblodhën edhe sot në Rahovec për të kërkuar lirimin pa kushte të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj , i cili po mbahet në Francë që nga 4-tër janari

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi para të pranishmëve theksoi se ndalimi i Haradinajt në Francë , humb kuptimin e njohjes së Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

    Ramush Haradinaj nuk i është friksuar kurrë drejtësisë, atë e ka dëshmuar dy herë radhazi tha kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi.

    Ndërsa kryetari i degës së AAK-së, Smajl Latifi , duke u bashkuar me thirrjen e qindra qytetarëve tha se, kjo është një thirrje e civilizuar për lirimin e Haradinajt.

    Lirimi i Haradinajt u kërkua edhe në qytetin e Gjakovës.

    Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një urdhëarrest të Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark