Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët për një vendim të ri.
I pari i kësaj komune, Smajl Latifaj ka vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike.
“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike’, shkruan ai në Facebook.
Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.