Rakiç do t’ia ndalojë vizitat ministrit të FSK-së në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiç do t’ia ndalojë vizitat ministrit të FSK-së në veri

    Insajderi
    06 December 2016 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se është shqetësues fakti që edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli ka qëndruar në veri.

    Sipas Rakiq, marrëveshja e Brukselit determinon faktin se FSK nuk mund të vijë në këtë pjesë të Kosovës.

    “Presim që bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës në Bistricë. Nesër do t’i dërgojmë letër të deleguarit BE-së, sepse, njerëzit në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur”, ka thënë Rakiq për Novosti.

    Rakiq i ka thënë medieve serbe se serbët në veri të Mitrovicës, janë të shqetësur me këtë vizitë sidomos pse bashkë me kryeministrin, kishte shkuar edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli.

    “Për këtë arsye kemi ndër mend t’iu drejtohemi përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, sepse BE është mentor i këtyre marrëveshjeve. Sikur rastësisht pala serbe të shkelte ndonjë marrëveshje, me siguri deri më tash do të ishte caktuar mbajtja e mbledhja e Këshillit të Sigurimit KB-së”, citohet të ketë thënë ai.

    Madje serbët kanë paralajmërimuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të ndërprenë çdo bashkëpunim me KFOR-in nëse kjo vazhdon të ndodhë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark