Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është deklaruar lidhur me dy kërkesa në drejtim të ndërkombëtarëve për të shtensionuar situatën në veri.
Rakiq për Insajderin ka thënë shkurtimisht se kanë dy kërkesa: largimin e kryetarit të ri nga objekti komunal dhe largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Koosvës.
Rakiq iu është referuar kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, si “sherifi i ri”.
I pyetur nga Insajderi nëse do të arrihet kërkesa e tij, ai tha se është në kontakt me ambasadorët në Prishtinë dhe se pret që t’i realizohen këto kërkesa.
Protestuesit serbë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit të Komunës së Zveçanit, aty ku janë të stacionuara dhe forcat e KFOR-it dhe ato të Policisë së Kosovës. /Insajderi.org/