×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama akuzon opozitën dhe Metën për protestat e dhunshme pas vrasjes së Rashës

    Insajderi
    11 December 2020 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar partitë opozitare dhe presidentin Ilir Meta se kanë orkestruar dhunën nëpër rrugët e Shqipërisë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic i shtetit.

    “Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”, ka shkruar ai në mes të disa postimeve rresht në Twitter.

    Rama ka kërkuar po ashtu nga “prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI, ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e shtetin mbaron prapa hekurave!”.

    Klodian Rasha u vra nga një polic para tre ditësh afër shtëpisë së tij, pasi nuk i ishte bindur urdhrit për t’u ndalur.

    Pas këtij rasti në të gjitha qytetet e Shqipërisë ka pasur protesta.

    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të enjten ofroi dorëheqjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark