Domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në NATO, u ritheksua edhe në përmbyllje të punimeve treditore në Tiranë, të Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kosova në NATO, sipas kryeministrit Edi Rama ka rëndësi jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë familjen euroatlantike.
(…”Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj, udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë, duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit”…)
Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ndërsa në lidhje me ankorimin e Maqedonisë në këtë aleancë, Tirana zyrtare nuk ka ndonjë kundërshtim, por kërkon nga Shkupi të shkëputet nga praktikat e ish-Jugosllavisë.
Aleanca e Atlantikut të Veriut, sipas zëvendëssekretarit të saj, Alexander Vershboë është e përkushtuar të punojë në përforcimin e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e saj, njofton televizioni publik.
(”Kosova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Misioni i KFOR-it ka një rol të jashtëzakonshëm për sa i përket sigurisë, ruajtjes së paqes sidomos në veri ku ka një pakicë serbe. Ne do të përforcojmë sigurinë edhe për sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd.
Ne, gjithashtu po punojmë që të ngremë partneritetin e NATO-s me Kosovën, dhe po punojmë në adoptimin për FSK-në si pjesë integrale e institucioneve të Kosovës.”..)
Asambleja e NATO-s, diskutojë edhe për problemet e mprehta, siç është shteti Islamik, terrorizmi, migrimi masiv, Siria dhe Iraku por edhe kërcënimet në vijimësi të Rusisë.
(…”Në Samitin e Varshavës ne duhet të vendosim të rrisim praninë tonë në lindje, në mënyrë që të reagojmë ndaj sjelljes së Rusisë. Rusia është duke punuar kundër NATO-s si dhe po përdor forcën kundër fqinjëve të saj. Rusia marshon në Gjeorgji e Ukrainë, dërgon bombardues nuklear në bregdet. Kjo përbën një kërcënim serioz”….)
Asambleja Parlamentare e NATO-s, miratojë me unanimitet Deklaratën nga punimet e këtij sesioni dhe agjendën e samitit të fillim korrikut në Varshavë të 28 shefave të vendeve anëtare të NATO-s.