Insajderi
Lajme

Rama: Ballkani i rrezikuar nga ambicia e Rusisë

Insajderi
04 March 2024 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Ballkani i rrezikuar nga ambicia e Rusisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se sot jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët.

Rama: Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh, arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë edhe plot miq, partnerë, aleatë. Kjo bazë është e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore. Dy helikopterët e rij Black Haëk dhe dronët Bayraktar janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Uroj shumë që baza e NATO-s të sjellë për banorët e zonës mundësi të reja punësimi si dhe mundësi tëreja për gjithë zinxhirin e shërbimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark