Insajderi
Lajme

Rama: Balluku kërkoi tri herë dorëheqjen, ia refuzova

Insajderi
26 February 2026 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Balluku kërkoi tri herë dorëheqjen, ia refuzova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të thotë fjalën e fundit lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Në një fjalim të gjatë prej 97 minutash, kreu i qeverisë tha se Balluku ia kishte kërkuar tre herë dorëheqjen me shkrim dhe të tria herët ai e kishte refuzuar, pasi siç tha “ne nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ngrihet një akuzë”, shkruan Top Channel.

Rama foli për prezumimin e pafajësisë për të gjitha rastet kur SPAK apo Prokuroritë kanë kërkuar arrest me burg për funksionarët e shtetit, duke thënë se ata po presin fletëarreste me tufa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark