Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke pretenduar se kjo e fundit ka refuzuar të pranojë një padi të dorëzuar ndaj saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi qasjen e Mihalit ndaj shtetit të së drejtës, duke pyetur publikisht nëse ajo i njeh institucionet dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Më tej, Rama ka zgjedhur ironinë për të komentuar situatën, duke deklaruar se Mihali mund të ketë qenë shumë e zënë duke u marrë me mbrojtjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai hodhi një kunj të fortë edhe drejt ish-partisë së tij, duke thënë se nëse Dejona Mihali ka arritur në pikën që të dalë në mbrojtje të LDK-së, atëherë kjo e fundit duhet të reflektojë seriozisht për veten dhe pozicionin ku ndodhet.
“Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka shkruar Rama.