×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e ekzagjeron, krahason punën e Arkitektit të Kryeqytetit me projektin e Jasharëve

    Insajderi
    08 August 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një ekzagjerim në krahasim. Ai ka krahasuar punën e masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” me atë të Arkitektit të Kryeqytetit.

    Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka cekur se projekti për kompleksin e Jasharëve është tetë milionë euro, teksa ka thënë se VV’së në Prishtinë po i duken shumë 12 milionë eurot e ndara për Arkitektin e Kryeqytetit, shkruan Insajderi.

    “Për këtë Masterplan (Kompleksi i Jasharëve), siç u raportua, dy kompani ndërkombëtare do të paguhen rreth tetë (8) milion Euro, që është vlerë reale për një detyrë të nivelit të tillë profesional, dhe nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para është ky kompleks”, deklaroi ndër të tjera Rama.

    “E vetmja gjë shqetësuese në gjithë këtë punë është hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në veçanti Dega në Prishtinë, të cilët ankohen pandal se shuma prej 12 milion Euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë”, shtoi tutje ai.

    “Vetëm deri tani, Arkitekti i Kryeqytetit ka përfunduar ose është në finalizim të rreth 35 projekteve, shumë prej tyre projekte të kompleksitetit të lartë arkitektonik, dhe për këtë është paguar rreth katër (4) million Euro. Një prej këtyre projekteve në finalizim është edhe Sheshi Adem Jashari në Kryeqytet”, përfundon postimi i tij.

    Insajderi kishte raportuar për dyshime të forta për konflikt interesi në këtë kontratë.

    Raportimi i Insajderit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark