Insajderi
Lajme

Rama fton komunat për mobilizim në ndeshjen Kosovë-Turqi

Insajderi
27 March 2026 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama fton komunat për mobilizim në ndeshjen Kosovë-Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të kontribuojnë për mrekullinë e kualifikimit të Kosovës në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kapaciteti i Stadiumi “Fadil Vokrri” është  tejet i vogël, për të gjithë ata që duan të jenë në këtë ndeshje vendimtare, që zhvillohet të martën ndaj Turqisë.

Ai theksoi se në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, kryetarët e komunave duhet të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre.

“Të martën na pret një moment historik për shtetin tonë, mundësia që Kosova të shkruajë historinë me kualifikimin në Kampionati Botëror. Këto ditë, krenaria dhe atdhedashuria kanë bashkuar çdo qytetar. Pas asaj që përjetuam në Bratislava, besimi është më i madh se kurrë dhe i gjithë vendi rreh si NJË zemër”.

“Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror. Ky është momenti ynë. Le ta jetojmë së bashku. Le ta shkruamë historinë në çdo qytet të Kosovës”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark