×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama kapet nga kamerat duke ndërhyrë në pyetjet e gazetarit

    Insajderi
    05 February 2016 - 13:17

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zënë nga kamerat duke ndikuar në pyetjet e gazetarit në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

    E gjitha ka ndodhur kur intervistuesi ka kërkuar një pushim të shkurtër gjatë intervistës, kohë që është shfrytëzuar nga Rama për të bërë ankesë për pyetjet që atij i janë drejtuar.

    Duke harruar faktin se kamerat kanë qenë ende nuk incizuar, Rama i drejtohet gazetarit duke i thënë “merre shiko dallimin” duke iu referuar kështu pyetjeve që duket se më herët i janë dhënë gazetarit nga vetë kabineti i Kryeministrit Rama, raporton lapsi.net

    I vënë në siklet para Ramës, gazetari i përgjigjet se është ka bërë  pikërisht në ato pyetje që i janë dhënë më herët nga kabineti i kryeministrit.

    “Jo këto të kam bërë unë,” thotë gazetari duke bërë gjestë shfajësimi/ Insajderi


    Edi Rama te 5 Pyetje by lapsi-al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark