Insajderi
Lajme

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

Insajderi
02 August 2026 - 11:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërcënimi më i madh për Shqipërinë nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por nga vetë shqiptarët, nëse vendi nuk vijon përpjekjet për reforma dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

Deklarata e Ramës u bë në një intervistë me Tik-Tokeri e njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të NATO-s që u mbajt disa javë më parë. Vetë influenceri, i cili është njëkohësisht edhe biznesmen, ka zgjedhur t’i drejtojë kryeministrit shqiptar disa pyetje pikante mbi çështjet më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

Por, përveç çështjeve politike, Klymenko e ka pyetur Ramën edhe për orët e gjumit, pasionin për sportin, si dhe marrëdhënien me liderët e tjerë europianë.

Ai veçoi marrëdhënien me homologen italiane, Giorgia Meloni, ndërsa ndryshe u shpreh për Mark Rutte, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Holandës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark