×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Kombet e vogla si ne nuk duhet të bëhen ushqim për Rusinë, duhet mbështetur Ukraina

    Insajderi
    28 February 2024 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore i cili po mbahet në Tiranë.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qysh në nisje të samitit, ka thënë se vendet e vogla, si ato të Ballkanit Perëndimor, duhet ta mbështesin Ukrainën.

    “Më lini t’i kërkoj gjithkujt këtu të bashkohen me thirrjen time për të njohur rolin e tyre. Jetesa e Ukrainës si një popull i lirë, varet nga mbështetja financiare që ata ofrojnë. Ukraina nuk po lufton vetëm për vete. Ka disa cinikë që thonë se të ndihmosh Ukrainën, pengon kauzën e paqes. Por, nuk sjell paqe, duke çarmatosur viktimën e agresionit”, është shprehur ai.

    Rama ka thënë se kombet e vogla duhet ta mbështesin Ukrainën dhe nuk duhet “të kthehen në ushqim për Rusinë”.

    “Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë. Shqipëria ka bërë atë që mundet dhe do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë. Jemi të vendosur për të qëndruar krah Ukrainës. Për kombe të vogla si ne, që nuk duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, duhet mbështetur Ukraina”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark