Rama, mesazh Greqisë: Himara njihet dhe është veç shqiptare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama, mesazh Greqisë: Himara njihet dhe është veç shqiptare

    Insajderi
    31 October 2016 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se Athina ka qenë dikur qytet shqipfolës, kjo duke u bazuar në dokumenta dhe dëshmi autentike.

    Rama ka folur edhe për historinë e Athinës dhe sesi shqiptari Gjergj Dushmani negocioi me flotën Veneciane që të mos bombardohej Athina.

    Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit, i cili më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk“, ka shkruar ai.

    Rama argumenton se pavarësisht kësaj Athina nuk mund të konsiderohet si një qytet shqiptar. Mirëpo, ai insiston se Himara nuk është e Greqisë, sepse sipas tij, ky vend njihet si shqiptar.

    Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE“, ka thënë kryeministri i Shqipërisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark