Insajderi
Lajme

Rama ndan pamjet nga samiti në Bruksel, shtrëngime duarsh e përqafime me liderët europianë

Insajderi
18 December 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama ndan pamjet nga samiti në Bruksel, shtrëngime duarsh e përqafime me liderët europianë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një videokartolinë nga samiti i djeshëm Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar në Bruksel.

Nga Antonio Costa te Kaja Kallas, Von der Leyen e Marta Kos, kreu i qeverisë shihet krah liderëve europianë edhe të rajonit, teksa shkëmben shtrëngime duarsh e përqafime me ta.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama.

Nuk kanë munguar përqafimet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i ndërhyri edhe në videon ku ajo jepte lajmin për heqjen e masave shtrënguese të Kosovës.

Samiti fokusohet te Paketa e Zgjerimit 2025 dhe te Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave, si edhe sfidat e tjera rajonale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark