Insajderi
Lajme

Rama: Nëse çmimi i naftës e kalon 220 lekëshin e ulim akcizën

Insajderi
21 March 2026 - 13:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Nëse çmimi i naftës e kalon 220 lekëshin e ulim akcizën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark