×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama: Nëse është tradhti të mendosh për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës, po atëherë jam tradhtar

    Insajderi
    05 November 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe njëherë për projektin e njohur si Mini-Shengeni-Ballkanik apo i njohur tanimë si “Open Balkan”.

    Rama në intervistë për DW, i pyetur në lidhje me kritikat se po e tradhton Kosovën kur po flet me Serbinë për “Open Balkan”, tha se nëse është tradhti të mendosh për zgjidhjen finale të çështjen së Kosovës atëherë po jam tradhtar.

    Mes tjerash Rama ka thënë se është e rëndësishme që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij.

    “Unë jam i bindur që pikërisht pse paqja duhet të mbijetojë dhe duhet të bëhet e pakthyeshme përgjithmonë, ky projekt, kjo nismë detyrimisht do të mbijetojë”, ka thënë Rama.

    “Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhtar, nuk diskutohet dhe tradhtar do të ngelem”, tha Rama për DW përcjell Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark