Insajderi
Lajme

Rama nga Michigan-i për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Insajderi
21 September 2026 - 08:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama nga Michigan-i për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë t’i qëndrojë në krah Kosovës.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa ta mbështesë Kosovën, ndërsa shtoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raporton Shqiptarja.

Deklarata e kryeministrit shqiptar vjen pesë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator.

Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët fajtorë për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Rama e kishte komentuar edhe më herët vendimin e Speciales, duke reaguar publikisht pas shpalljes së aktgjykimit.

Ndërkohë, mbrojtja e katër të akuzuarve ka paralajmëruar apelimin e vendimit të shkallës së parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark