Insajderi
Lajme

Rama njofton për aksionin për lirimin e banesave të Komunës: Prona publike nuk mund të uzurpohet

Insajderi
18 July 2026 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama njofton për aksionin për lirimin e banesave të Komunës: Prona publike nuk mund të uzurpohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoj për një aksion të Drejtorisë së Pronës në kryeqytet për të liruar banesat që janë pronë e komunës e që janë shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

Rama ka thënë se prona e komunës s’mund të trajtohet si private dhe se është detyrim të mbrohet e të kthehet nën menaxhim të ligjit.

“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore. Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë. Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale!”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark