×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama njofton për reforma të reja në Trafikun Urban

    Insajderi
    22 May 2024 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë autobusë dhe linja të reja të kryeqytet. Por s’e ka treguar numrin e tyre. Rama ka thënë se të mërkurën ka nisur reformimi i sistemit të transportit publike.

    “Kryeqyteti sot ka filluar procesin e reformimit të sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë: Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik, autobus të rinj nga 1 janari 2025, një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, sisteme digjitale të pagesës së biletave.

    Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark