Insajderi
Lajme

Rama nuk gjen rehat me karriget në samitin e NATO-s: I keni për njerëz të vegjël

Insajderi
11 July 2023 - 18:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama nuk gjen rehat me karriget në samitin e NATO-s: I keni për njerëz të vegjël
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së.

Në një intervistë me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, kreyministri shqiptar duket se nuk ka qenë aspak komod.
Para pak nisjes së intervistës ai është ankuar për karrigen ku ishte ulur, duke u shprehur se është për njerëz të vegjël, dhe se nuk ishte aspak e përshtatshme për të, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Rama: Ju prisni njerëz të vegjël në këtë karrige?

Rachel Rizzo: Në fakt duhet ti kishim ndryshuar karriget, keni të drejtë. Do t’jua them për herën tjetër.

Rama: Si mund të qëndrohet këtu?

Rachel Rizzo: Mund të qëndrojmë në këtë mënyrë të jeni më të rehatshëm.

Rama: Si në plazh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark