Insajderi
Lajme

Rama pas protestës së studentëve: Ka duar të huaja, kjo nuk ka lidhje me problemet e tyre

Insajderi
16 October 2026 - 08:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama pas protestës së studentëve: Ka duar të huaja, kjo nuk ka lidhje me problemet e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot pas protestës së madhe të studentëve, duke hedhur akuza për përfshirjen e “duarve të huaja” në zhvillimet e protestës.

Rama e mbajti fjalën e tij nga një objekt i djegur, ku deklaroi se pas protestës qëndrojnë, sipas tij, faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.

Sipas kryeministrit, protesta nuk lidhet me shqetësimet dhe problemet reale të studentëve, por me veprime të tjera që, siç pretendon ai, synojnë të nxisin destabilitet në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi edhe tërmetin që goditi Shqipërinë disa vite më parë, duke theksuar se personat që humbën shtëpitë e tyre tashmë jetojnë në banesa më të mira.

“Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur njëherë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë përsëri. As ata që marrin qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, e as ata që pastaj në mbrëmje ndikojnë revoltën studentore nuk kanë të bëjnë fare me problemet e studentëve”, deklaroi Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark