×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama për “Open-Balkan”: Po kërcënohet interesi strategjik i Kosovës duke u vetpërjashtuar

    Insajderi
    05 November 2021 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e projektit “Open-Balkan’. Të gjitha pengesat për jetësimin e këtij projekti, sipas Ramës janë të natyrës politike.

    Rama në intervistë për DW, është shprehur se kryeministri Kurti po kërcënon interesin strategjik të Kosovës duke e vetë përjashtuar atë nga ky projekt.

    “Tani unë mendoj, se të gjithë do të vijnë në Ballkanin e hapur se nuk ka rrugë tjetër, është gjëja më e natyrshme dhe të gjitha pengesat që krijohen dhe të gjitha kundërshtimet janë të panatyrshme. Janë pengesa të natyrës politike që krijohen nga interesa politike të momentit, jo nga ndonjë interes strategjik dhe që cenojnë interesin strategjik të vet këtyre vendeve, në këndvështrimin tim. Dhe, për Kosovën e them me bindje se kërcënohet interesi strategjik i Kosovës duke u vetëpërjashtuar Kosova në Ballkanin e hapur”, ka thënë Rama për DW përcjell Insajderi.org.

    Në muajin shtator, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë ka thënë shkurt se Kosova s’do t’i bashkohet inciativës “Open Balkan”.

    Kurti para gazetarëve tha “Jo”, kur u pyet se a do t’i bashkohet Kosova iniciaitivës “Ballkani i Hapur”.

    Kurti tutje tha se për Ballkanin Perëndimor Procesi i Berlinit mbetet procesi i vetëm integrues drejt rrugës evropiane./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark