Insajderi
Lajme

​Rama për protestën e opozitës: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi

Insajderi
25 January 2026 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Rama për protestën e opozitës: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar, pas protestës kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

Rama ka shkruar në rrjetin sociali X, se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes.

“Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona”, ka shkruar ai.

Rama ka shtuar se këto protesta janë degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm.

“Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!”, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark