Insajderi
Lajme

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët që iu arrestuan për marrje ryshfeti

Insajderi
28 January 2026 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët që iu arrestuan për marrje ryshfeti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka pezulluar nga puna tre zyrtarët komunal që u arrestuan dje për marrje ryshfeti.

Rama ka bërë të ditur se pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, dje janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

Statusi i plotë:

Njoftoj opinioni publik se, sot, kam marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre!

Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që ne ritheksojmë përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin.

Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

Askush mbi ligjin!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark