Insajderi
Lajme

Rama publikon foton me Trumpin, ironizon kritikët: Ndoshta del që s’është AI

Insajderi
01 October 2026 - 21:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama publikon foton me Trumpin, ironizon kritikët: Ndoshta del që s’është AI
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet përkrah presidentit amerikan, Donald Trump.

Publikimi vjen pasi Rama është kritikuar në Shqipëri për faktin se nuk ka arritur ta takojë Trumpin.

Duke iu përgjigjur kritikave me ironi, Rama ka thënë se fotografinë e ka krijuar me inteligjencë artificiale, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të mos jetë e tillë.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark