×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama: Rruga drejt njohjes së Kosovës nga Ukraina është e gjatë

    Insajderi
    27 February 2024 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në prag të Samitit të Ukrainës që pritet të mbahet në Tiranë më 28 shkurt. Ai ka folur edhe për Kosovën.

    Rama në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se Kosova po bën gjënë e duhur kur po rreshtohet karshi qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare. Rama ka bërë të ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar shpejt ftesën për Samitin e Ukrainës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shefi i qeverisë shqiptare ka folur edhe për raportet Ukrainë-Kosovë, duke thënë se shteti i Kosovës po bën gjënë e duhur ani pse rruga drejt njohjes është e gjatë.

    “Gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, ka deklaruar ai.

    Ai është pyetur edhe për mundësinë për dialogimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në dy eventet e ditëve të ardhshme.

    “Në njërën anë, sidomos gjatë ditës së dytë që është samiti me BE-në për planin e rritjes, kjo është një mënyrë për t’u ulur së bashku duke lënë mënjanë çështjet dypalëshe, sa i takon mosmarrëveshjeve politike, nën një kauzë që është e përbashkët”, ka thënë Rama.

    “Nuk ka drekë falas me Bashkimin Europian. Ka drekë falas në Shqipëri, por jo në BE”, përfundon ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark