Rama: Serbët, kurrën e kurrës s'do të jenë zot vendi në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Serbët, kurrën e kurrës s’do të jenë zot vendi në Kosovë

    Insajderi
    15 January 2017 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndaljen e hyrjes së trenit ilegal nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, duke e quajtur këtë veprim “marrëzi nga Serbia”.

    Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi me emrin Enver pasi e kishte pyetur lidhur me këtë çështje.

    Ai ka thënë se çështja e trenit është një manovër politike e Beogradit.

    “O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver”, ishte përgjigja e Ramës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark